Dy tërmete të fuqishme kanë tronditur pasditen e sotme qytetin e Zagrebit dhe atë të Mostarit, në Kroaci dhe Bosnje.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanse, sipas të cilave dy lëkundjet sizmike kanë qenë të fuqisë 3.2 dhe 3.4 ballë të shkallës Rihter.

Sipas burimeve, për momentin nuk raportohen viktima apo dëme materiale. Mëngjesin e sotëm një tërmet 5 ballësh lëkundi Serbinë dhe më pas një tjetër Kosovën.

Top Channel