Aksident rrugor në Klos

03/11/2010 08:00

Një aksident rrugor ka ndodhur në Klos, ku një furgon është përplasur me një makinë Volkswagen.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.

Plagë më të rënda kanë marrë bashkëshortët Jeta e Muharrem Mera që udhëtonin në automjetin tip Volkswagen.

Furgoni MT 1842 A po transportonte punëtorët e minierës, katër prej të cilëve mbetën të lënduar.

Top Channel