Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme më 12 dhjetor 2010. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, në një konferencë për shtyp, ku ka njoftuar edhe shpërndarjen e parlamentit.

“KQZ të marrë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve. Shfuqizohet vendimi i mëparshëm që parashikonte zhvillimin e votimeve më 13 shkurt”, theksoi Krasniqi.

Ai deklaroi se ky vendim është marrë pas rënies së qeverisë gjatë mocionit të votuar sot në parlamentin e Kosovës.

Duke folur për funksionimin e institucioneve në vend, Krasniqi tha se nuk do të ketë asnjë vakum dhe qeveria do të jetë në detyrë deri në zgjedhjen e parlamentit të ri.

Top Channel