Vlorë, tentojnë të vjedhin argjendarinë

02/11/2010 11:35

Dy persona kanë tentuar dje në mbrëmje që të vjedhin me anë të grabitjes një argjendari në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës.

Ne nje nga argjendarite e Vlores dy persona te cilet kane qene me nje motor kane ndaluar perpara argjendarise dhe kane kercenuar punonjesit per te marre cfare kishte ne banak.

Vellai i pronarit te lokalit ka nderhyre per te penguar grabitjen por shpejt ka nisur nje perleshje dhe dy grabitesit te cilet qelluan me pistolete dhe plagosen ne kembe shtetasin Redian Hasanaj 23 vjec.

Policia nisi kerkimin e tyre duke marre edhe shenjat e lena nga grabitesit ne vendin e ngjarjes. Ata ishin veshur me rroba te zeza dhe me maska ne koke per te mos u njohur por sipas policise ka mjaft gjurme qe shpejt do cojne ne zbulimin e autoreve.

Top Channel