Ekspertë amerikanë mendojnë se SHBA dhe BE duhet të punojnë bashkë për të krijuar një hapësirë të sigurtë për bisedime produktive midis Kosovës dhe Serbisë.

Kur është fjala tek faktori ndërkombëtar si ndihmës dhe ndërmjetësues në bisedimet e paralajmëruara midis Kosovës dhe Serbisë, ekspertë amerikanë mendojnë se vetë vizita e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton në Ballkan gjatë tetorit ka demonstruar zotimin e ëashingtonit për vazhdimësinë e angazhimit në rajon.

Kjo konfirmohet, sipas RTK-së me zotimin e përsëritur për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, zhvillimin ekonomik si dhe deklarimi se Amerika do të vazhdojë të ndihmojë në zgjerimin e numrit të njohjeve.

Top Channel