Forcat serbe të sigurisë kanë bastisur tre lokalcione, në tentativë për të gjetur dhe arrestuar ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjes, Ratko Mlladic.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave vendet e kontrolluara janë një shtëpi private, një lokal dhe zona e Arangjelovacit.

Gjenerali Ratko Mlladic akuzohet nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për genocid dhe krime lufte, në vecanti për masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8 mijë mysliman boshnjakë.

Kapja e tij i është vënë Serbisë si një kusht nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian për të arritur anëtarësimin.

Top Channel