Ministri i Brendshem kosovar, Bajram Rexhepi e ka perjashtuar mundesine e bashkimit te Shqiperise me Kosoven.

Ne nje interviste per agjencine serbe “FoNet”, nenkryetari i PDK-se eshte shprehur se ideja mbi “Shqiperine natyrore” nuk eshte nje opsion, por nje iluzion i partive te vogla.

“Kete tregim e kane disa parti te vogla ne programet e veta. Kosova dhe Shqiperia jane dy shtete, te cilat kane shume te perbashketa, por ekzistojne si shtete te vecanta. Dhe te tilla do te mbeten”, ka deklaruar Rexhepi.

I pyetur per dialogun mes Prishtines dhe Beogradit, Rexhepi eshte shprehur se ai mund te filloje ne cdo moment, por ka nenvizuar se ai do te ishte me efikas nese do te fillonte pas krijimit te qeverise se re.

“Ai do te jete nje dialog per ceshtje teknike mes dy vendeve te pavarura dhe sovrane. Mund te them se bashkepunimi per ceshtjen e te zhdukurve ekziston”, ka shtuar Rexhepi.

Top Channel