
Pas një debati të ashpër mes kryeministrit Berisha dhe kreut të bashkisë së Tiranës Edi Rama, komiteti shtetëror për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar shpalli konkursin ndërkombëtar për projektin e ndërtimit të godinës së re në vend të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. (UPDATE)
Berisha deklaroi se me këtë projekt mundësohet krijimi edhe i pallatit të drejtësisë pranë godinës së kryesisë së Kuvendit.
“Nuk jemi mbledhur të bëjmë avokatinë e mauzoleut të diktatorit. Duhet të keni kurajo të thoni të vërtetat dhe jo t’i mohoni dhe maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine u deklaroi shqiptarëve në Top Channel se ishte parashikuar edhe varri i diktatorit”, tha Berisha.
“Nuk ka diskutim që do jetë ky komitet ai që do të përcaktojë arkitekturën e Parlamentit të ri, por ky komitet ka të gjithë tagrin t’u ofrojë arkitektëve zonën. Zotëri, piramida do të prishet. Ajo sipërfaqe aty është jetike për ndërtimin e Parlamentit”, theksoi Berisha.
Ndërkohë Edi Rama e akuzoi Berishën se po vepron me metoda talebane dhe enveriste ndaj objekteve të trashëgimisë historike.
Ai mbrojti idenë e transforimimit të godinës së piramidës, përmes një projekti të realizuar me një konkurs ndërkombëtar, siç bëhet në të gjithë botën e qytetëruar, pjesë e të cilës synojnë të bëhen edhe shqiptarët.
Rama kërkoi edhe zgjidhjen e problemit të televizionit kombëtar Top Channel, që prej vitesh ndodhet në ambientet e QNK-së.
“Duhet të zgjidhim problemin e Top Channel që vazhdon të jetë në një gjendje jo të tolerueshme, për vetë mënyrën se si janë ndërtuar marrëdhëniet mes qeverisë dhe medias”, tha Rama.
Kryebashkiaku kujtoi miratimin e projektit për godinën e parlamentit të kryesia e kuvendit, një prej projekteve më të mira që do të sillte një ndërtesë unike në llojin e saj.
Po ashtu ai kujtoi edhe shpenzimin e miliona lekëve në idenë për ndërtimin e teatrit kombëtar në ambientet e piramidës, para këto të kontributeve të shqiptarëve në buxhetin e shtetit.
Top Channel