Kryeministri Hashim Thaci para votimit në kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar prej tij shprehu besimin se deputetët me anë të vendimit të tyre do të forcojnë dhe konsolidojnë shtetin e ri.

“Ka ardhur koha që të vëmë interesin e Kosovës në rend të parë. Sot besoj se do të veproni drejt duke i dhënë fund krizës institucionale para se të dilni në zgjedhje”, tha kryeministri Thaci.

Në fjalën e tij Thaci bëri një ekspoze të shkurtër të punës së tij në krye të qeverisë dhe u shpreh i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë për të mirën e Kosovës në të ardhmen.

“Të bashkuar ne mund ta bëjmë të ardhmen e Kosovës më të mirë, më të begatë më të suksesshme. Në të ardhmen do të kemi qeveri dhe parti opozitare, por së bashku të punojmë për forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, tha Thaci.

Top Channel