
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit Thaci është tërësisht i rregullt.
Në një intervistë për të përditshmen “Express”, Krasniqi është shprehur se, nëse mocioni do të miratohet, atëherë menjëherë ai do të shpërndajë Parlamentin dhe do të bëjë vendin gati për zgjedhje.
“Cështja e mocionit parashikohet me Kushtetutë dhe nga rregullorja e Kuvendit. Ai është nënshkruar nga 40 deputetë, ose nga një e treta prej tyre. Pra, kushtet për këtë mocion të iniciuar nga AKR janë të plotësuara”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi ka vlerësuar se koha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve është gjysma e parë e dhjetorit dhe ka nënvizuar se buxheti dhe strategjia e PTK-së do të miratohen në Parlamentin e ri.
Top Channel