Kuvendi i Kosovës do të votojë sot mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Hashim Thacit, të hartuar nga partia opozitare Aleanca për Kosovën e Re.

Mocioni shihet si zgjidhje për krizën politike të krijuar në Kosovë, për të cilën fajësohet LDK, e cila prishi koalicionin qeverisës me PDK-në.

Nga ana e saj, partia e ish-presidentit Fatmir Sejdiu mohon cdo përgjegjësi për situatën, duke ia adresuar fajin partisë së Thacit, që sipas saj ka vepruar për interesa personale.

LDK ka deklaruar se ftohja e marrëdhënieve me ish-partnerin qeverisës erdhi si pasojë e mënyrës së miratimit të strategjisë së privatizimit të PTK-së.

Top Channel