Kuvendi i Kosovës votoi me 66 vota pro mocionit të mosbesimit të qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaci.

Nismëtare e mocionit ishte Aleanca për Kosovën e Re dhe votimi u bë pas diskutimeve që zgjatën disa orë.

Për të kaluar mocionin dhe rrjedhimisht për të rrëzuar qeverinë, duheshin të paktën 61 vota pro. Ushtruesi i detyrës së presidentit dhe njëherësh kryeparlamentar i vendit Jakup Krasniqi është zotuar se do të procedoje shumë shpejt shpërndarjen e Kuvendit dhe do të caktojë datën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Top Channel