Policia greke ka shpërthyer dy pako të dyshimta në Athinë, njëra e vendosur para selisë së Parlamentit dhe tjetra para selisë së ambasadës bullgare.

Ndërkohë që pak më herët, një person me motocikletë hodhi një pako-bombë në oborrin e ambasadës zvicerane, e cila shpërtheu pa shkaktuar viktima.

Korrespondenti i BBC në Athinë deklaron se sulmet kanë qenë të koordinuara dhe se pas tyre dyshohet të jetë dora e një grupi i së majtës ekstreme.

Ndërkohë, ditën e djeshme po në Athinë, në zyrat e një poste private shpërtheu një pako-bombë që kishte si destinacion ambasadën meksikane.

Ndërsa policia sekuestroi tre të tjera që ishin adresuar një për presidentin francez, një për ambasadën belge dhe tjetra për atë holandeze.

Lidhur me këto atentate policia greke arrestoi dje dy persona, të cilët njihen si anëtarë të ambjenteve anarkiste.

Top Channel