Që nga fillimi i vitit autoritetet gjermane kanë dëbuar nga vendi i tyre 451 kosovarë, mes të cilëve 113 persona të etnisë rome.

Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i qeverisë federale, kur është pyetur nga deputetët e opozitës gjatë një seance parlamentare.

Sipas zyrtarit, shifra më e lartë e dëbimeve ka qenë ajo e vitit të kaluar, 541 persona, mes të cilëve 76 romë.

I njëjti burim ka saktësuar se aktualisht në Gjermani ndodhen 1996 shqiptarë nga Kosova, të cilët nuk kanë baza për të qëndruar.

Në prill të këtij viti Gjermania dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen e riatdhesimit, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar më herët se nuk planifikojnë një dëbim masiv për në Kosovë, por do të vazhdojnë politikën e kthimit gradual.

Top Channel