Departamenti amerikan i Shtetit është distancuar nga deklarata e ish-ambasadorit amerikan në Ballkan, William Montgomery për Bosnje e Hercegovinën.

Në një intervistë Montgomery tha se shkëputja e Republikës Serbe të Bosnjes është e pashmangshme dhe se ajo do të pasohet nga shkëputje të tjera.

Por Departamenti i Shtetit ka deklaruar se mbështet plotësisht planet e Bosnjes dhe vendeve të tjera të rajonit për anëtarësim në BE.

Top Channel