Bashkëjetesa fetare, vlerë e shqiptarëve

02/11/2010 16:25

Shteti laik shqiptar lindi europian, pasi shquhet per harmonine dhe bashkejetesen fetare.

Me keto fjale i eshte drejtuar presidenti i Republikes Bamir Topi drejtuesve te komuniteteve fetare duke vleresuar rolin e tyre ne proceset e integrimi te Shqiperise.

“Sot Shqipëria ndodhet, ashtu siç thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, në oborrin e jashtëm të shtëpisë evropiane dhe presim të na hapen dyert që të hyjmë brenda. Sigurisht, asaj shtëpie të madhe, secili synon t’i ofrojë dicka sa më të bukur nga vend i tij. Unë jam shumë i lumtur që dhe ne shqiptarët, kemi një gjë shpirtërore kaq të veçantë e përfaqësuese të qytetërimit tonë, që mund ta bashkëndajmë me familjen tonë europiane, modelin e të jetuarit në harmoni të plotë si vëllezër mes besimeve dhe feve të ndryshme”, tha Topi.

Drejtuesit e komunteteve fetare ne vend kane theksuar kete vlere te cmuara te shqiptare duke i vecuar ata nga vende te tjera ne Ballkan.

“Me kontributin e vecantë për paqe, Shqipëria përfaqëson rastet e rralla të një vendi ku komunitetet fetare bashkëjetojnë në harmoni. Komunitetet fetare janë përkrahës të integrimit të vendit në BE”, tha kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muca.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos u shpreh se kontributi i rendesishem i komuniteteve fetare ne kohezionin social te Shqiperise Ky fakt kerkon nje vemendje dhe vigjilence te vazhdueshme.

“Falë klimës ndërfetare që është krijuar ndër shekuj në Shqipërinë e 20 viteve të fundit janë zhvilluar përvoja të reja shpirtërore, dobinë e të cilave do ta vërtetojë koha”, u shpreh imzot Rrok Mirdita.

Ndërkohë Babë Dedë, Reshat Bardhi, i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve deklaroi se katër komunitetet fetare në Shqipëri jetojnë në harmoni dhe kjo përbën një shembull unikal jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Ne simpoziumin per kontributin e harmonise nderfetare ne integrimin e Shqiperise merrnin pjese edhe perfaqesues te trupit diplomatic te akredituar ne Tirane.

 

Top Channel