Një bombë ka shpërthyer paraditen e sotme në selinë e ambasadës zvicerane në Athinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar.

Sipas burimeve, për shpërthimin nuk ka pasur asnjë telefonatë anonime dhe paralajmëruese.

Atentati vjen një ditë pasi policia greke zbuloi katër pako bombë të destinuara për disa ambasada në kryeqytetin helen.

Burimet shtojnë më tej se mbi ngjarjen po hetojnë agjentët e sektorit të anti-terrorit.

Ndërkohë, policia po heton edhe një pako të dyshimtë që ka mbërritur në ambasadën e Bullgarisë.

Top Channel