Angli, kriminelët shqiptarë pastrojnë paratë

02/11/2010 00:05

Policia  britanike thotë se grupet kriminale shqiptare po hasin  një sër vështirësish në pastrimin e parave të pista të përfituara nga prostitucioni dhe trafiku drogës.

Detektiv Inspektori Iain Mansphield në Scotland Yard, i cili  udhëheq një skuadër në luftën kundra grupeve kriminale shqiptare deklaroi se këto grupe apo individë, nuk po i investojnë paratë e fituara në Angli, por tentojnë kalimin e tyre në kesh jashtë shtetit ishullor.

Sipas tij arsyeja e transferimit të parave jashtë Anglisë lidhet, me frikën e kapjes nga policia dhe përballjen e sekuestrimit të pasurive të përfituara nga aktivitet kriminale pas marrjes së dënimit.

Deklarata e zotit Mansphield ilustrohet me kapjen nga Agjencia Britanike e Kufirit UK Border Agency të  një shqiptari fundjavën e shkuar me  20,000 euro në portin  Holyhead në Uells, për të cilat ai nuk mundi të provojë origjinën e tyre.

Gjatë dy javëve të fundit të muajit që lamë pas, në portin e Doverit policia kapi  në total 150,000 stërlina në katër operacione të veçanta ku paratë e sekuestruara u përkisnin 3 shqiptarëve dhe 2 kosovarëve.

Detektiv  Inspektrori  Charlie Stokes nga policia portuale e Doverit thotë se nuk ndodh shpesh që ne të kapim persona të cilët posedojnë shuma  të mëdha parash, në një hark kohor kaq të shkurtër. Ai sqaron  se që të gjithë personave që i janë kapur këto shuma parash po përballen me ligjin si të  akuzuar për pastrim parash.

Në muajin maj një gjykatë londineze dënoi me pesë vite e gjysmë burg Lulzim Lumaj,  për pastrim parash pasi në makinë iu gjetën 380,000 euro të përfituara nga shitja e drogës.

10 muaj përpara arrestimit në Londër dhe më pas  dënimit me 14 vite burg për posedim të 22 kilogram heroinë me vlerë shitje në rrugë 1,5 milion paund , Elton Negros policia franceze do t’i sekuestronte 500 mijë euro.

Top Channel