Zvecan, molotov në pronën e shqiptarit
01/11/2010 11:30
Policia e Kosovës ka njoftuar se nje sasi molotovi është hedhur në oborrin e një furre të bukës, pronë e një shqiptari në Zvecan.
Sipas radios Evropa e Lirë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
Hetuesit kanë shkuar në vendngjarje dhe sipas rezultateve paraprake, bëhet fjalë për një akt të nxitur etnikisht dhe që ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Top Channel