Tottenham, Van der Vaart mund të luajë

01/11/2010 20:55

Harry Redknapp do të vendosë në minutën e fundit nëse Rafael van der Vaart do të luajë ose jo në ndeshjen e Champions kundër Interit.

Futbollisti u dëmtua në takimin e të shtunës kundër Manchester United.

Talenti holandez, që ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshje me Spurs, la takimin para kohe për shkak të një problemi muskulor.

Megjithatë mëngjesin e sotëm van der Vaart është stërvitur rregullisht.

“Rafael nuk është në formën e tij më të mirë, por mund të luajë kundër Interit”, është shprehur tekniku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA