Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se deputëtët e këtij subjekti do ta mbështesin mocionin e AKR-së.

“Nëse mocioni nuk do të sigurojë votat e mjaftueshme, atëherë për të do të votojnë edhe deputetët e PDK-së”, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar, Ramë Buja.

Buja ka theksuar se mbështetja e mocionit do të ndihmojë Kosovën në daljen nga kriza institucionale në të cilën ka hyrë pas prishjes së koalicionit.

Mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë së Hashim Thacit do të votohet nesër dhe nëse kalon, bën që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Top Channel