Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka përshëndetur paralajmërimet e fillimit të shpejtë të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, duke vlerësuar se ky proces do të hap një fazë të re në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve dhe përforcimin e paqes e stabilitetit në rajon.

Ai ka kërkuar fillim të shpejtë të dialogut, në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të shfrytëzojnë momentin pozitiv të krijuar gjatë disa muajve të fundit, bën të ditur Telegraf.

Në raportin e tij të rregullt tremujor i cili gjatë fundjavës u është shpërndarë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB-së, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka ofruar mbështetjen e organizatës që ai kryeson për procesin negociator të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian.

Top Channel