Nani: Kam zëvendësuar Cristianon

01/11/2010 11:30

Nani mendon se në këto momente mund të konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë, së bashku me Cristiano Ronaldon.

Portugezi i Manchester United, e pati të vështirë në fillim të zëvendësonte bashkëkombasin e tij, kur ky i fundit u largua në 2009-ën për tek Real Madrid.

Por, pasi ka shënuar shtatë gola deri në këtë pikë të sezonit, mesfushori beson se kaq mjafton që ai të jetë një nga lojtarët më të mirë në qarkullim.

23-vjeçari shprehet: “Si lojtar mendoj se tani jam i kompletuar, jam shumë afër 100% të asaj që mund të arrij. Mund të them që jam një nga lojtarët më të mirë në botë.”

“Luaj për ekipin më të mirë në botë dhe kam një rol shumë të rëndësishëm në skuadër, të bëj gola ose të jap pasimin e fundit”, vazhdon i bindur Nani.

“Dua të jem më i miri dhe më pëlqen të luaj ndeshjet e mëdha, nuk kam frikë të luaj në ndeshje të tilla. Këto ndeshje janë për lojtarët e mëdhenj dhe unë dua të bëhem një nga më të mëdhenjtë në futboll”, përfundon portugezi i Manchester United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA