Komisioni për lustracionin në Maqedoni i ka vlerësuar si jo të besueshme tre dosjet e dorëzuara në këtë komision për tre zyrtarë të BDI-së, për të cilët pretendohej se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-shërbimit sekret jugosllav, UDB.

Kryetari i komisionit, Tome Haxhiev tha se nga katër organe të sigursisë në vend kanë marrë prëgjigje negative lidhur me ekzistencën e dokumentave orgjinale të këtyre dosjeve.

“Fotokopjet nuk mund të jenë të rëndësishme për komisionin e verifikimit të fakteve. Pas krahasnimit të tyre konstatohet se ato nuk korrespondojnë me dosje të tjera të hartuara në atë kohë nga shërbimet e njëjta, prandaj komisioni nuk mund t’i trajtojë”, ka deklaruar Haxhiev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA