Kurti: Jo servilë ndaj ndërkombëtarëve
01/11/2010 18:55
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë dhe jo t’i serviloset bashkësisë ndërkombëtare.
“Bashkëpunimi i Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë duhet të jetë në bazë të partneritetit dhe jo servilizmit”, ka pohuar Kurti.
Deklaratën e tij, Kurti e bëri pas formimit të qendrave të reja të “Vetëvendosjes” në tre fshatra të Vitisë.
Ai ka bërë të ditur se lëvizja e tij nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor me ato parti politike që sipas tij kanë keqqeverisur Kosovën.
“Situata politike në Kosovë është e patolerueshme dhe një gjë e tillë nuk duhet të vazhdojë”, ka thënë Kurti, duke inkurajuar qytetarët që të votojnë lëvizjen e tij.
Top Channel