Gjykata për krimet e luftës në Beograd ka nisur sot procesin ndaj katër ish-policëve serbë, të akuzuar për krime lufte të kryera në Kroaci gjatë vitit 1991.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave 4 ish-policët akuzohen për vrasjen e disa civilëve në qytezën Beli Manastir.

Gjatë seancës, dy nga të pandehurit, Zoran Vukshic dhe Sllobodan Strigic pretenduan për pafajësi.

Ndërkohë, po sot e njëjta gjykatë dënoi me 9 vjet burg ish-zyrtarin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, Stanko Vujanovic, për vrasjen e 4 civilëve në vitin 1991, në Vukovar.

Top Channel