Ende pa kaluar mocioni për votëbesim ndaj Qeverisë së Kosovës dhe pa u shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, shumica e partive politike kanë formuar shtabet zgjedhore.

Ato i kanë filluar përgatitjet teknike dhe negociatat me kompanitë e marketingut. Shtabin Zgjedhor të AAK-së do ta udhëheqë Blerim Kuçi, kurse atë të AKR-së, lideri i partisë Pacolli.

Megjithëse ende nuk është caktuar data për zgjedhje të jashtëzakonshme, të gjitha partitë politike po punojnë intensivisht për formimin e shtabeve zgjedhore.

Sipas Telegraf, cdo ditë në selitë e partive frekuentojnë aktivistë të shumtë, të cilët marrin detyra dhe dalin në terren për të përgatitur aktivitetet që do të pasojnë, nëse Qeveria Thaçi rrëzohet të martën në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA