Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, mbështet Fatmir Sejdiun. Në zgjedhjet e Degës së dytë të LDK-së të mbajtur në lagjen “Gërmi” të kryeqytetit të Kosovës, ata janë parë bashkë.
Një ditë më parë nuk kishte pranuar të deklarohej se a e përkrah Sejdiun apo Bukoshin, por tashmë duket se e ka të qartë qëndrimin e tij.
Kryetari i Prishtinës dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Isa Mustafa, është parë në krah të Fatmir Sejdiut gjatë zgjedhjeve të degës së dytë më të madhe të kësaj partie në Prishtinë. Sejdiu, i cili ka qëndruar vetëm disa minuta në këtë takim pas tij, nuk ka pranuar të flas.
Mustafa gjatë fjalës së tij ka thënë se LDK-ja është më e bashkuar se kurrë dhe pohimet e fundit se ai mund të kandidohet, i ka quajtur ‘spekulime të mediave’. Kështu ai ka lënë të kuptohet se madje as nuk do të kandidohet për kryetar të LDK-së dhe se është mbështetës i Fatmir Sejdiut. Pas fraksionit të LDK-së, lista “LDK – Ibrahim Rugova” dhe pohimeve të Bukoshit se do të ketë në krah edhe anëtarë e tjerë të LDK-së, Isa Mustafa nuk kishte pranuar të deklarohej për një gjë të tillë. Kuvendi elektoral i LDK-së pritet të mbahet javën e ardhshme.
Ndërkohë, në një takim kur Mustafa dhe Sejdiu u gjendën të shtunën në mbrëmje, në Kuvendin e shtatë të degës së dytë të LDK-së, që u mbajt në vilën “Gërmia”, Isa Mustafa ka thënë se e përkrah Fatmir Sejdiun. I pari i Prishtinës, tha e nuk është e drejtë të shprehë publikisht përkrahjen e tij, ndaj kujtdo qoftë, meqë, sipas tij, kjo do të ndikonte në zgjedhjet brenda LDK-së. As tani, Mustafa nuk tregoi nëse do të kandidohet ose jo për kryetar partie.
Top Channel