Policia greke ka shmangur nje sulm terrorist te organizuar prej ekstremisteve te majte vendas.
Ngjarja ndodhi mesditen e se henes,ne lagjen Pagrati,ne nje prej zonave me te ruajtura te kryeqytetit helen.
Cdo gje filloi pak para ores 12:00 te mesdites,dy persona rreth 25 vjec, dorezuan nje pako postare ne nje kompani korrier,e cila kishte destinacion ambasaden e Meksikes ne kryeqytetin helen.
Mbasi paguan vleren e dergimit,ne kompanine SWIFT,dy personat u larguan. Pak sekonda me vone,pakoja shpertheu ne duart e nje punonjeseje te korrierit,e cila u plagos ne duar. Policia e cila mberriti menjehere ne vendngjarje,mundi te bllokoje pak metra me tutje, nje makine te markes Wolkswagen Passat me dy te dyshuarit ne bord. Agjentet iu gjeten dy te ndaluarve dy pistoleta dhe nje anti-plumb,disa paruke dhe maska.
Se bashku me ta,jane ndaluar dhe dy persona te tjere te ndodhur prane vendit te ngjarjes,por ende nuk dihet nese kane lidhje me kete sulm terrorist.
Te pyetur,prej agjenteve,dy te ndaluarit pohuan se jane anetare te organizates terroriste ‘’Komploti i celulave te zjarrit’’.
Njeri prej tyre deklaroi se eshte kundershtar politik i sistemit kapitalist. Ata thane se kane derguar edhe tre pako te tjera me destinacion ambasaden e Meksikes,dhe ate te Hollandes ne Athine.Nje pako e trete,iu gjet njerit prej te arrestuarve ne trup. Eksperte te anti-terrorit kryen shperthime te kontrolluara ne tre pakot e dyshimta.
Ne vazhdim ata moren materialet per ekspertize. Ndonese ende nuk ka informacione te sakta,por burime policore thanë për Top Channel se po hetojne mbi mekanizmat shperthyese te gjenduara ne lagjen Pagrati.
Burimet sqaruan se po hetohet mbi ngjashmerine e mekanizmave shperthyes,me ate qe pak muaj me pare shpertheu ne zyren e ministri grek te Mbrojtjes se Qytetarit,Mihalis Krisokoidhis,ku humbi jeten ndihmesi i ministrit.
Top Channel