Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Kosovën në datat 3 dhe 4 tetor, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e presidentit turk, sipas të cilës Erdogan do të takohet me presidentin e përkohshëm Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Thaci.

Sipas të njëjtit burim, Erdogan do të vizitojë edhe vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe komunitetet turke në Prizren dhe Mamushë.

Turqia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, pas shpalljes së saj më 17 shkurt të vitit 2008.

Top Channel