Berat, e zë korenti, humb jetën kryeplaku

01/11/2010 19:05

Kryeplaku i fshatit Vodë, në rrethin e Beratit, ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është goditur nga rryma elektrike.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, 39 vjecari Fatos Azemaj ishte duke punuar në një ndërtesë, kur papritur ka rënë në kontakt me një linjë të tensionit të lartë.

Sipas burimeve, ai është dërguar nga ndihmësit e tij në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Burimet saktësojnë më tej se Azemaj dhe disa punëtorë të tjerë po punonin pa sigurim teknik, pasi ishin njoftuar se nuk do të kishte energji.

Top Channel