Barnat, MSH: Listën e miraton qeveria

01/11/2010 20:00

Ministria e Shëndetësisë është përgjigjur lidhur me akuzat e opozitës për abuzimet me tenderat dhe listën e barnave për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, duke deklaruar se atë e miraton Këshilli i Ministrave dhe jo ministria.

“Lista e barnave të rimbursueshme miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sikurse është në të gjitha farmacitë që bashkëpunojnë me ISKSH-në. Ministri nuk kryen asnjë proces të tillë”, ka deklaruar drejtori i politikave në MSH, Pëllumb Pipero.

Por socialistët kanë akuzuar sërish duke nënvizuar korrupsionin në shkallë të gjerë në shëndetësi.

“PS s’mund të qëndrojë indiferente kur sheh që dara e korrupsionit ka mbërthyer sektorin shëndetësor dhe që shqiptarët vazhdojnë të vuajnë shërbimet e dobëta dhe të shtrenjta”, ka deklaruar deputeti socialist Eltar Deda.

Top Channel