Presidenti francez Nicolas Sarkozy ishte një ndër presonat që u ishin adresuar katër pakot-bombë të zbuluara sot në Athinë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia greke, e cila nuk jep detaje të tjera mbi ngjarjen, e cila po hetohet.

Një nga bombat, e cila kishte si adresë ambasadën meksikane në Athinë, shpërtheu në zyrat e një poste private, duke plagosur një punonjëse.

Ndërsa dy pako të tjera ishin dërguar për në selitë e ambasadës belge dhe asaj holandeze.

Policia greke ka arrestuar ndërkohë dy persona, të cilët kanë deklaruar se janë anëtarë të sektit ekstremist “Komploti i celulave të zjarrit”.

Së fundmi Greqia ka kaluar një valë sulmesh kundër qeverisë dhe forcave të policisë, të cilat i janë atribuar grupeve të së majtës ekstreme.

Top Channel