
Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se është gati të hyjë në zgjedhjet e reja, me synimin e vetëm për t’i fituar ato.
“Jemi përgatitur plotësisht për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të ndërtuar një qeveri që si objektiv të vetëm do të ketë zhvillimin dinamik dhe të qëndrueshëm të Kosovës”, ka deklaruar anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai ka theksuar se Aleanca ka hartuar një program të posacëm qeverisës, të cilin e ka përgatitur duke u konsultuar me ekspertë dhe që do ta paraqesë së shpejti.
“Në programin tonë kanë punuar ekspertët më të mirë që ka Aleanca, në konsultim të vazhdueshëm me ekspertë të pavarur vendorë e ndërkombëtarë, si dhe me qytetarët”, ka shtuar Tahiri.
Top Channel