Ukë Rugova i qendron besnik qendrimit të tij për shkëputje nga Fatmir Sejdiu dhe bojkoton procesin zgjedhor në degën e tretë të Prishtinës, e cila mban emrin “Ibrahim Rugova”.

I biri i ish-presidentit Rugova bojkotoi procesin zgjedhor në degën e LDK-së në Velani, megjithëse pak ditë më parë u bë pjesë e saj. Por mesa duket mungesa e tij do të justifikohet nga dega e LDK-së në Velani.

Ukë Rugova deklaroi më parë se garën e tij zgjedhore do ta niste pikërisht nga kjo degë, pjesë e së cilës kishte qenë edhe babai i tij Ibrahim Rugova. Por i pakënaqur me procesin zgjedhor dhe me drejtimin e LDK-së nga Fatmir Sejdiu, Ukë Rugova bashkë me Bujar Bukoshin vendosën të dalin me listën alternative “LDK-Ibrahim Rugova”, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA