Pakot-bombë, SHBA: Pjesëtar i Al Kaedës
31/10/2010 08:05
Pas “pakove-bombë” të dërguara në Cikago është një saudit i lidhur me Al Kaedën në Jemen, Hasan Al Asiri.
Lamin e bën të ditur shtypi amerikan.
28-vjeçari ndodhet në listat e terroristëve më të kërkuar në Arabinë Saudite dhe sipas New York Times, “pakot-bombë” të bllokuara janë prova më e mirë që Al Kaeda po përmirëson vazhdimisht aftësinë e saj për të goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel