Honduras, 14 viktima në fushën e futbollit

31/10/2010 10:30

Vriten 14 persona në San Pedro Sula, qyteti i dytë më i madh i Hondurasit, duke parë një ndeshje amatore futbolli.

Sipas raportit të policisë, tetë persna të maskuar kanë hyrë në fushën e lojës, u drejtuan për nga tribuna dhe qëlluan me breshëri automatiku spektatorët.

Dhjetë prej tyre mbetën të vdekur në vend ndërsa katër të tjerët ndërruan jetë në spital.

Mes viktimave mendohet të jenë dy nga tre arbitrat e takimit.

Sipas hipotezave të para, krimi i shumëfishtë është kryer për larje hesapesh mes bandave rivale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA