Ekonomia botërore është në prag të një recesioni të ri dhe të thellë, i cili mund të provokojë revolta shoqërore, paralajmëroi Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Në 45 prej 118 vendeve të marra në shqyrtim, rreziku për shpërthimin e revoltave është në rritje.
Njëkohësit, në raportin e ILO-s shkruhej edhe se “është e domosdoshme që vendet më të industrializuara të botës të arrijnë në përfundime të qarta në samitin e javës së ardhshme të G-20, në Kanë”.
Duke iu referuar marrëveshjes për shpëtimin e Eurozonës, bëhej thirrje për një plan të ngjashëm në shkallë globale, edhe pse theksohej se marrëveshja e 26 tetorit ishte vetëm një “hap i parë” për zgjidhjen e krizës, pasi pritet që disa prej 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët, të përballen me rritje negative ekonomike në vitet e ardhshme.
Për të rikthyer nivelin e papunësisë në të njëjtën pikë si në vitin 2008, kur nisi edhe kriza globale, është e domosdoshme që të krijohen 80 milion vende të reja pune në dy vitet e ardhshme, por me ngadalësimin e disa prej ekonomive më të mëdha në botë, nuk parashikohet që të krijohen më shumë se 40 milion vende në të gjithë botën.
Top Channel