Bregu i Fildishtë voton për presidentin

31/10/2010 14:50

Bregu i Fildishtë voton për herë të parë pas 10 vitesh, pas shumë shtyrjesh për shkak të krizave politiko-ushtarake.

Masat e sigurisë janë rritur në shtetin afrikan për këtë event.

Nga 14 kandidatët për president, tre janë favoritë: presidenti aktual Laurent Gbagbo, ish-presidenti Henry Konan Bedie dhe ish-kryeministri Alassane Dramane Ouattara.

Gbagbo është akoma president i vendit edhe pse mandati i tij ka mbaruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA