Brazili voton, Rouseff favorite

31/10/2010 09:30

Brazili në kutitë e votimit për balotazhin presidencial.

Sipas sondazheve, është i qartë avantazhi i Dilma Rouseff, kandidate e Partisë së Punëtorëve, e cila ka dhe mbështetjen e presidentit aktual Lula.

Rouseff, sipas sondazhit të fundit të institutit Sensus, do të marrë 57.2% të votave kundër 42.8% të kundërshtarit të saj, socialdemokratit Jose Serra.

Ndërsa Lula, presidenti më i dashur për brazilianët, përgatitet për tu larguar nga skena politike pas 8 vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA