Tsunami, shpëtojnë 135 persona të zhdukur

30/10/2010 11:35

Janë gjetur dhe shpëtuar rreth 135 persona, të cilët ishin konsideruar të zhdukur pas tsunamit që goditi Indonezinë pesë ditë më parë.

“Skuadrat e shpëtimit kanë gjetur një pjesë të personave të zhdukur në kodrat e ishullit të Pagait Verior”, ka deklaruar një prej autoriteteve lokale.

Sipas të njëjtit burim, bilanci i personave të humbur pëson kështu një rënie nga 298 në 163 persona.

Tsunami i fuqishëm, që erdhi si pasojë e një tërmeti nënujor 7.7 ballë të shkallës Rihter, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 413 personave.

Autoritetet indoneziane njoftuan dje se për shkak të motit të keq e kanë pasur të vështirë të shpërndajnë ndihmat në zonat e prekura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA