Tajlandë, 100 të vdekur nga përmbytjet

30/10/2010 10:00

Ka arritur në 100 të vdekur bilanci i viktimave të përmbytjeve që kanë përfshirë prej tre javësh Tajlandën dhe që konsiderohen si më të këqijat në dekadat e fundit.

Mes të vdekurve janë të paktën tre të huaj, një holandez, një kamboxhian dhe një fëmijë nga Birmania, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Përmbytjet kanë prekur në total 38 provinca, po uji është tërhequr vetëm nga 16 prej tyre. Sipas burimeve, personat e prekur nga kjo tragjedi natyrore janë 5 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA