Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se vendi i tij nuk duhet të shantazhohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BE.

Tadic ka theksuar se Beogradi është i gatshë që përmes dialogut të zgjidhë konfliktin mes shqiptarëve dhe serbëve, që zgjat prej një shekulli e gjysmë.

“Dialogu duhet të fillojë me cështje që mund të zgjidhen, në mënyrë që të krijohet besimi mes palëve”, ka pohuar Tadic për mediat ballkanase.

Më tej kreu i shtetit serb ka rikonfirmuar vullnetin e tij për kapjen e Ratko Mlladic, si një detyrim ndaj qytetarëve të Serbisë.

“Kjo nuk do të bëhet as për BE-në, as për gjykatën e Hagës, por për interesin e vetë serbëve dhe politikës rajonale të pajtimit. Është detyra ime të mbyll faqen e historisë së Mlladic”, ka shtuar Tadic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA