Kryeministri i ri holandez, Mark Rute i ka kërkuar qeverisë serbe që të gjejë dhe të arrestojë të shumëkërkuarin për krime lufte, gjeneralin Ratko Mlladic.

“Për ne është shumë e rëndësishme që ky njeri të lokalizohet, arrestohet dhe të dorëzohet para drejtësisë për krimet e luftës”, ka deklaruar Rute.

Deklaratën e tij, kryeministri e bëri në një intervistë për “Vecernje Notosti”, ku ka refuzuar të komentojë rritjen nga 1 në 10 milionë euro të shpërblimit për kapjen e Mlladic.

Por ditën e djeshme, një sondazh i publikuar nga mediat serbe tregonte se qytetarët serbë ishin kundër kapjes së Mlladic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA