Papa Benedikti, në 2011-ën viziton Kroacinë

30/10/2010 12:50

Ati i shenjtë, Papa Benedikti XVI do të zhvillojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm një vizitë në Kroaci.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, e cila e ka cilësuar vizitën në fjalë si një ngjarje historike.

“Vizita e Papa Bendiktit është një lajm shumë i rëndësishëm, që sjell inkurajim, shpresë dhe mbështetje për Kroacinë. Ajo do të jetë një vizitë historike”, ka deklaruar Kosor.

Kjo do të jetë edhe vizita e parë që Papa Ratzinger zhvillon në rajonin e Ballkanit, që pas ardhjes në detyrë në vitin 2005.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA