Pakot-bombë, arrestohet një grua në Sanaa

30/10/2010 21:50

Një grua e dyshuar se ka dërguar një pako-bombë drejt SHBA-ve është arrestuar në një shtëpi në Sanaa.

Lajmin e ka bërë të ditur një funksionar i sigurisë jemenite.

Presidenti Saleh është shprehur se Jemeni është i vendosur të luftojë terrorizmin, por me mjetet e veta dhe nuk do të lejojë askënd të futet në punën e tij të brendshme.

Ndërkohë sipas kryeministrit britanik Cameron, pakoja bombë e gjetur dje në një avion të East Midlands ishte krijuar për të shpërthyer në fluturim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA