May: Bomba në Angli mund të shpërthente

30/10/2010 16:20

Mund të kishte shpërthyer pakoja bombë që vinte nga Jemeni dhe ndodhej në Britani. Kështu është shprehur ministrja e Brendshme britanike, Theresa May.

Ndërkohë autoritetet jemenite kanë sekuestruar 26 pako të dyshimta.

Ata kanë pyetur punonjës të shoqërisë së transportit ajror dhe divizionit të ngarkesave të aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit, Sanaa.

Sipas së përditshmes “Usa Today”, të pyeturit në Jemen janë punonjës të shoqërisë lokale që punonin me gjigandët amerikan “FedEx” e “UPS”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA