Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, ndryshon kryetari i trupit gjykues
Pas letrës së një dite më parë të Menduh Thaçit, liderit të Partisë Demokratike të shqiptarëve në Maqedoni, Prishtina është përfshirë nga reagime të ashpra.
Akuzave ndaj zyrtarëve të PDK-së se kanë tradhëtuar interesat kombëtare dhe kane qenë agjentë të Serbisë, të sulmuarit iu përgjigjen me kundërakuza.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasanit, emri i të cilit përmendet në letër, ka deklaruar se qëllimi i kreut të PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçit, është që të shkaktojë luftë civile të përgatitur në Beograd.
“Ai këtë e ka bërë sepse i ka humbur çdo aspekt i ndjenjës morale dhe politike. Tani merret me veprime të ulëta, në shërbim të kuzhinave të Beogradit, të UDB-së për një jostabilitet dhe një vëllavrasje në Maqedoni, e cila reflektimin kryesor do ta ketë edhe në Kosovë. Për mua ky është një veprim që ka si synim shtyrjen e Kosovës në një luftë civile”, është shprehur Hasani.
“Është një çmenduri politike që ai angazhohet për të arritur qëllimet e veta. Shqiptarët e Maqedonisë dhe në Kosovë kanë nevojë ta dinë të kaluarën e tyre, edhe të dosjeve, por jo dosjet e manipuluara siç i ka bërë Menduh Thaçi. Dosjet e përgatitura nga kuzhina e tij dhe UDB-së për të denigruar vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni”, theksoi Hasani.
Top Channel