Një shpërthim është regjistruar në Prishtinë, për fat të mirë pa shkaktuar viktima por vetëm disa dëme materiale.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për një bombë të vendosur poshtë një makine, e cila ka mbetur e dëmtuar.

Sipas burimeve, automjeti është pronë e vajzës së Ilir Tolajt, zyrtar i lartë i sektorit shëndetësor dhe anëtar i LDK-së.

Sipas burimeve, agjentë të shumtë policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi të.

Agjencitë e lajmeve e komentojnë episodin si pjesë të situatës së tensionuar politike pas prishjes së koalicionit qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA