Teksa mund të jetë duke iu afruar fundit, qeveria e kryeministrit Thaçi po shton edhe “oreksin” e opozitës për të ardhur në pushtet. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj i cili gjendet në Hagë, shfaqi hapur synimin e saj për fitore, por jo vetëm kaq.

Ky subjekt politik  ka përcaktuar partitë e qendrës së djathtë për bërjen e koalicionit qeverisës.
 
Të enjten nënkryetarja e AKR Kusari Lila akuzoi AAK se po bën takime sekrete me kreun e PDK Hashim Thaçin në lidhje me postet pas zgjedhjeve.

Por një ditë më pas, Ardian Gjini i AAK-së përjashton çdo mundësi hyrjeje në koalicion me partinë e kryeministrit Thaçi, e cila në zgjedhjet e vitit 2007 doli partia e parë për nga numri i votave.

Ndërkaq i pyetur se mbi çfarë baze mendojnë se do të dalin fitues, nënkryetari i AAK-së tha se tregues të veçantë janë sondazhet e bëra brenda partisë. Problem për këtë parti mbetet sigurisht mungesa e liderit të saj Ramush Haradinaj, të cilit edhe pse tribunali i reduktoi akuzat, sërish ende nuk flitet për kohën e lirimit të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA